Familjarët e të dënuarve të burgut të Peqinit kanë dalë sot në protestë para dyerve të burgut, duke u bashkuar në këtë mënyrë ,me protestën e të dënuarve brenda burgut.
Ata deklarojnë se do ta vazhdojnë njëkohësisht protestën, njësoj si të afërmit e tyre në burg. Ata kërkojnë që të pranohen kërkesat e të dënuarve ndërsa deklarojnë se prej apo 10 ditësh të afërmit e tyre janë në grevë urie, të paktën ata pak që kanë mundur të kontaktojnë.
Ndërsa pjesa tjetër thotë se të paktën prej 7 muajsh nuk kanë mundur të kontaktojnë, as biseda nga kabina, as takime. Kjo ka ngritur shqetësimin e tyre edhe për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa thonë se kërkesat e të dënuarve janë të drejta.
Familjarët kanë deklaruar se do të qëndrojnë pranë ambienteve të burgut çdo ditë.
Ndërkohë prej një ore që ata protestojnë forca të policisë janë të pranishme në zonë, për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa pritet që një përfaqësues i Burgut të Peqinit të negociojë me familjarët.
Top Channel