E përfshirë edhe FBI! Arrestimet tek AKBN, 6 zyrtarë ranë në pranga (skema si i shkaktuan shtetit 1.5 mln dollarë dëm)

07/10/2020 09:59

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton skemën e zyrtarëve të arrestuar të AKBN (Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore) për të cilët prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, e që akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

Raportohet se gjashtë prej tyre janë arrestuar. Nga hetimet ka rezultuar se një shoqëri, e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave  dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane.

Në këto hetime përveç Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI, e cila u angazhua pas kërkesës së letërporosisë për të konfirmuar se nuk kishte partneritet mes kompanisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Si ka nisur e gjitha? 

Hetimet për çështjen kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal  të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se një shoqëri, e cila me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave  dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane.

Falsifiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Punonjësit e AKBN të arrestuar dhe i shpalluri në kërkim kanë certifikuar në mënyrë të paligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si të kryera.

Po kështu, punonjësit  e administratës tatimore kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm prej 568000 dollarë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e paligjshme të punonjësve të saj është  më shumë se 1.4 milion dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA