Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tioj në Facebook disa shifra të cilat sipas tij tregojnë se pagat në publik janë rritur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në sektorin publik pagat janë rritur me 56.2%. Vlera totale e parave në 2006 ishte 45.5 miliardë lekë dhe në 2021 parashikohet të shkojë në 71.1 miliardë lekë.

Rama publikimin e këtyre shifrave e shoqëron me shkrimin: Me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”

Postimi i plotë i Ramës:

Top Channel