Urbanët ende një problem në kryeqytet/ Veliaj: Po bisedojmë me Ministrinë e Shëndetësisë

06/10/2020 22:32

Në studion e emisionit “Open” ishte i ftuar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në pjesën e fundit të emisionit, Veliaj iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale. Njëri prej tyre e pyeti në lidhje me urbanët, të cilët janë duke punuar aktualisht në mënyrë periodike.

Veliaj tha se aktualisht janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë për të bërë të mundur hapjen e plotë të urbanëve dhe ai u shpreh i bindur se në muajin nëntor, me kthimin në kryeqytet dhe të studentëve, kjo problematikë do të normalizohet.

“Sepse neve kemi pasur një regjim ku është reduktuar shërbimi i urbanëve. Jemi duke folur me Ministrinë e Shëndetësisë për t’u rikthyer në një regjim të plotë, e kjo do të bëhet kur të kthehen studentët”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA