Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në studion e emisionit “Open”.
Në rolin e drejtuesit të fushatës elektorale të Tiranës, ai tregoi situatën politike në kryeqytet. Veliaj tha se mazhoranca nga 2013-a e deri më tani e ka mposhtur me votë 5 herë opozitën. Ai tha se banorët demokratë nga Zall Bastari, njësitë 1-2, kanë braktisur PD-në dhe i janë bashkuar së majtës. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sipas tij Partia Socialiste i ka qëndruar pranë problematikave të tyre.
“E para punës opozita është rrahur pesë herë, 2013, 2015, 2017, 2019… Në finale janë ndëshkuar me votë për të mbetur në opozitë. Ata ikën nga parlamenti, këshilli bashkiak dhe zgjedhjet. Një votë për opozitën nuk ka garanci sot. Vij nga Zall Bastari ku shumë anëtarë të PD-së janë afruar me PS-në, në njësinë 1-2 janë bashkuar me PS-në. Janë bashkuar sepse e dinë që PS-ja qëndron pranë problematikave të tyre”, u shpreh Veliaj.
Top Channel