Konviktet janë hapur tanimë për studentët që nuk kanë shlyer detyrimet akademike të vitit të shkuar pra që janë në sezon provimesh, ndërsa stafet e rezidencave studentore po përgatiten edhe për vitin e ri akademik për respektimin e masave anticovid, ku gjithçka nis që në hyrje.
Studentët duhet të dezinfektojnë duart dhe të matin temperaturën.
“Një masë tjetër e rëndësishme është mbajtja e maskës në ambjentet e përbashkëta. Higjienizimi bëhet cdo ditë edhe ujë ka 24 orë. P.sh. në këtë mini apartamentin që jemi në një dhomë ndodhen dy studentë, në dhomën tjetër janë 3 studente me një tualet të përbashkët, ku shikoj që e kanë bërë ndarjen vetë se kur do e përdorin”, shprehet Zhanina Dapi.
-Ka pasur pagesë ekstra me shtimin e masave?
“Jo, pavarësisht vështirësive që kemi si institucion, nuk i kemi rënduar studentët paguajnë të njëjtën tarifë”, shton ajo më tej.
“Vij nga Skrapari. Ne mundohemi të mbajmë distancën por këtu jemi si familje e është gati e pamundur”, thotë një studente.
Top Channel