“Kam njerëz plot rreth vetes, por nuk abuzoj me ta”, Braçe për Bashkinë e Tiranës: Kur punët s’bëhen nga udhëheqësit, do t’i bëj vetë, qytetarët nuk presin
Presidenti Ilir Meta kishte premtuar se nëse mazhoranca do ta votonte Kodin e ri Zgjedhor ai do të bëntë publik emrat e deputeteve që do votonin pro.
Pikërisht ka bërë këtë gjatë ditës së sotme nëpërmjet një postimi në “ Facebook”.
Së bashku me emrat e deputeteve që kanë votuar pro miratimit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor Meta ka postuar edhe reagimin e Partive Popullore Evropiane.
Njoftimi:
Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ja reagimi i PPE, pas këtij akti të turpshëm:
“Duke votuar shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
ME KËTË VEPRIM RAMA QARTËSISHT PENGON INTEGRIMIN EUROPIAN TË SHQIPËRISË. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq.
NE I BËJMË THIRRJE PRESIDENTIT T’I KTHEJË LIGJIN E SOTËM PARLAMENTIT.
NE I BËJMË THIRRJE KRYEMINISTRIT RAMA TË RISHIKOJË POZICIONIN E TIJ PËR HIR TË SË ARDHMES EUROPIANE TË POPULLIT SHQIPTAR”.
KOHA PËR REFLEKTIM!
THELLOHUNI PARA SE TË JETË SHUMË VONË!
Top Channel