Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell reagoi pas prezantimit të progres-raportit nga Komisioni Europian duke treguar edhe një herë se vendi i qytetarëve të Ballkanit Perëndimor është në Europë.

“Ne kemi një interes të përbashkët për t`i ndihmuar këta gjashtë partnere të ecin përpara në rrugën e tyre drejt bllokut. Me planin ekonomik dhe të Investimeve, ne po e mbështesim me veprime paketën tonë të zgjerimit”, tha ai.

Kryediplomati europian e theksoi dhe në një mesazh në Twitter se Bashkimi Europian nuk është “i plotë pa Ballkanin perëndimor.

“Një politikë e besueshme zgjerimi është një investim për paqen dhe sigurinë për të gjithë Evropën, madje edhe më shumë në kohë si këto të rritjes së sfidave globale”, nënvizon ai. Borell shpërndau dhe deklaratën Komisionit, ku theksohet se “janë nxjerrë në pah udhëzime të reja për partnerët për t’iu bashkuar BE-së.

“Këto udhëzime nxjerrin në pah atë që është arritur dhe ku ka ende punë për t’u bërë”, shkruhet aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA