Dhoma e gjumit është vendi ku ndihemi më shumë rehat se sa në cdo dhomë tjetër.

Ndonjëherë kur duam të ndërrojmë ngjyrën shpesh biem në dilema të mëdha. Por më poshtë po ju sjellim 5 ngjyrat që nuk duhet të përdorini kurrë për të lyer muret e saj.

E zeza

Edhe pse errësira mund të ndihmojë të flini gjumë më shpejt, rrjedhimisht do ta pengojë aftësinë tuaj të zgjimit në mëngjes. Ngjyra e zezë do të krijojë iluzionin që dhoma të duket më e vogël seç është në të vërtetë. Errësira do t’jua zvogëlojë psikologjikisht energjinë.

Ngjyrat e neonit

Ngjyrat e neonit fusin eksitim dhe energji në dhomën e gjumit, shpjegon dizajneri i enterierit, Shad Elia. Në atmosferën e tillë më vështirë do të relaksoheni gjë që është kuptimi i dhomës së gjumit. Në vend të kësaj, përdorni nuancat e shndritshme të ngjyrës së hirtë dhe ngjyrës bezhë.

E verdha

Edhe pse toni i hareshëm është i shkëlqyer për fillim të ditës, ata të cilët vendosin që ta ngjyrosin dhomën e tyre me këtë ngjyrë, është më se e sigurt që më vështirë do të flenë gjumë në mbrëmje, thotë Kimberly Smith, menaxhere e marketingut.

E kuqja

Mund të shkaktojë ndjenjën e shqetësimit apo të acarimit.  Ato ngjyra shpesh përdoren në marketing, sepse stimulojnë shqisat, prandaj nuk është ajo që dëshironi kur përpiqeni të flini gjumë, sqaron Karin Sun. Ato ngjyra janë më të përshtatshme për vendet të cilat nxisin aktivitet.

E gështenjta e errët

Ngjyrat e hirta ofrojnë ndjenjën e peshës dhe të errësirës. Kjo mund të zvogëlojë motivimin për zgjim në mëngjes. Mirëpo, nëse i doni ngjyrat e errëta, e përdorni më parë si ngjyrë e theksuar, por jo si ngjyrë kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA