Gjykata greke pritet të japë verdiktin e saj lidhur me shpalljen ose jo fajtore të organizatës naziste “Agimi i Artë”, organizatën famëkeqe naziste që terrorizoi vendin për disa vite me radhë.
Janë 68 eksponetë të organizatës, mes tyre krerët më të lartë të saj, të cilët akuzohen për vrasje, plagosje, dhunime, shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve, emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponetëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta.
Akti më barbar i organizatës famëkeqe naziste është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate
Janë dhjetëra akte dhune barbare të shënuara ndër vite, ku mes viktimave të dhunës së organizatës famëkeqe janë renditur edhe emigrantë shqiptarë, të cilët janë rrahur dhe dhunuar prej togave ndëshkuese të Agimit të Artë, në sulme të zhvilluara në çdo orë të ditës, madje shumë herë edhe nën “aprovimin në heshtje” të policisë, e cila në jo pak raste ka mbështetur aktet e dhunës ndaj emigrantëve që kjo organizatë kryente.
Togat ndëshkuese të Agimit të Artë sulmonin viktimat e tyre me një barbarizëm të papërmbajtshëm duke i dërguar shumë shpesh viktimat në spital në gjendje të rëndë.
Fundi i ogranizatës famëkeqe që mundi të kthehej në parti politike, madje mundi të sigurojë edhe 17 deputetë në parlamentin grek në vitin 2012, nisi me ekzekutimin e Pavllos Fishas në prill të 2015, ku me urdhër të prokurorisë u arrestuan gjithë krerët e organizatës dhe u bë i mundur dërgimi i saj përpara drejtësisë.
Gjyqi ndaj Argimit të Artë do të mbahet mend gjyqi më i gjatë i zhvilluar ndonjëherë në vend. Plot 5.5 vite iu desh drejtësisë greke për të dhënë pretencën ndaj 68 të akuzuarve.
453 seanca gjyqësore,216 dëshmitarë, 438 deklarata gjyqësore, dhjetëra orë dëshmi tronditëse, dhjetëra terrabite dokumente propagandistike të sekuestruara prej drejtësisë vendase.
Jo pak raste u desh ndërprerja e gjyqit, por falë vendosmërisë së prokurores së çështjes, tashmë është ora e drejtësisë.
Pretenca do të jepet paraditen e së mërkurës dhe nëse gjykata do të vendosë pro dënimit të të akuzuarve, ky do të jetë edhe një goditje fatale ndaj organizatave ekstremiste në vend.
Autoritet greke kanë paralajmëruar masa të rrepta sigurie në perimetrin e gjykatës supreme në rrugën Aleksandras, ndërsa për ruajtjen e rendit janë venë në dispozicion më tëpër se 2000 policë.
E gjithë klasa politike greke ka deklaruar se prej prej drejtësisë të dënojë në mënyrën më të rreptë organizatën famëkeqe, ndërsa një reagim pro dënimit të të akuzuarve ka ardhur nga të dënuarit në burgun Koridhalos, të cilët edhe pse brenda burgut kanë kërkuar dënimin nga drejtësia të Agimit të Artë.
Top Channel