Lehtësimi për bizneset/ Specialistët për heqjen e taksës: Duhen edhe politika të qarta edukimi

06/10/2020 12:08

Biznesi i vogël me xhiro vjetore 14 milionë lekë është përjashtuar nga tatimet deri në vitin 2029 si pjesë e planit kombëtar për të lehtësuar biznesin.

Vendimi pritet të lehtësojë bizneset e vogla, sidomos në këtë periudhë të vështirë pandemie, por specialistët janë skeptike për ecurinë e procesit.

Në këtë mënyrë bizneset do të jenë të çliruara nga kontrollet e tatimorëve, por sa të ndërgjegjshëm janë bizneset për të bërë deklarime korrekte të të ardhurave të tyre dhe si mendohet të kontrollohet procesi?

Specialistët theksojnë se në kushtet e vështira mbështetja ndaj biznesit është e mirëpritur, por ndërhyrje e domosdoshme nevojiten politika të qarta edukimi.

Në Shqipëri janë 163 mijë biznese të vogla që do të përfitojnë nga këto lehtësira duke nisur nga janari i vitit 2021, si rrjedhim edhe një numër i madh të punësuarish në këtë sektor do të kenë masa lehtësuese.

Top Channel