Kyriakos Mitsotakis dhe Jens Stoltenberg

Sekretarit i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po zhvillon një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadrin e bisedimeve për zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmit të zbutjes së krizave mes Turqisë e Greqisë.

Më herët Stolnteberg ka zhvilluar bisedime edhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dhendias dhe atë të Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos.

Siç shprehen burimet qeveritare greke Athina zyrtare është e gatshme të dialogojë me Ankaranë vetëm në rast se zbutja e tensioneve  nga ana e saj është e vazhdueshme dhe korrekte.

Në takimin e djeshëm që ka pasur sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Stoltenberg  me ministrin e Jashtëm turk një ditë më parë , Cavusoglu ka akuzuar Greqinë se ka dërguar anijet luftarake të saj në ujërat turke, ndërsa ka shtuar se Franca dhe Greqia janë aleate  që gjithnjë sjellin kundërshtimet e tyre në lidhje me Turqinë brenda  NATO-s.

Top Channel