Komisioni Europian vlerëson përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit/ Paketa e zgjerimit dhe raporti vjetor për Ballkanin Perëndimor

06/10/2020 19:31

Shqipëria është pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë konkluzion arrin progresraporti i Komisionit Europian, i prezantuar nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Shqipëria ka marrë ditën e sotme nota pozitive në lidhje me progresat e saj në demokratizimin e vendit dhe zbatimin e ligjit, ku në progres raportin 2020 nga Komisioni Europian vlerësohet se vendi është është shumë pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ka qenë komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili paraqiti raportin në mbledhje duke vënë theksin se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat e saj për të arritur anëtarësimin e plotë në BE.

Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe.

Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së.

Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim.

Paketa e Zgjerimit 2020 dhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor paraqitur sot nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi:

Deklarate per shtyp_Paketa e Zgjerimit 2020

Deklarate per shtyp_Plani Ekonomik dhe i Investimeve

Gjetjet Kryesore te Raportit per Shqiperine 2020

Press Release_Economic and Investment Plan

Press Release_Enlargement Package 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA