Policia dhe Prokuroria në atë kohë, të ndodhur para një situate të tillë, nuk kanë bërë maksimumin e tyre. Strukturat tona shtetërore nuk ishin të përgatitura për ngjarje të tilla, nuk dinin si ti menaxhonin. Madje edhe sot ka shumë dyshime për mënyrën sesi trajtohen rastet e fëmijëve të rrëmbyer.
V.Hoxha – Policia u vu në kërkim për ca kohë pastaj nuk bënë gjë.
Top Story – Çfarë ju thanë ata, çfarë indicje ju dhanë?
V.Hoxha – Nuk thanë asgjë, do ta kërkojmë…
Top Story – Ju kanë kthyer ndonjëherë përgjigje se çfarë është bërë me ështjen?
V.Hoxha – Një është shprehur që kështu e ka demokracia…
Në vitet e para kur u hapen kufijtë dy ishin destiancione kryesore për tu larguar, Greqia dhe Italia. Greqia ishte e preferuar në rrugët tokësore ndërsa Italia në ato ujore. Sipas nënë Valentinës shanset më të shumta janë që vajza e saj të jetë çuar fillimisht në Greqi.
“Me thënë të drejtën Greqia ka qënë e hapur në atë kohë. Mund të jetë edhe në Greqi apo Itali. Por fillimisht është Greqia. Unë nuk e heq mendjen time nga Greqi”, tha Valentina Hoxha.
Top Channel