Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit është një nga problematikat e ditëve të fundit.
Kryeministri Edi Rama ka prekur këtë problematikë gjatë konferencës së sotme, ku tha se ajo është një kompani private dhe prej kohësh është ndërhyrë që të ketë ndryshime edhe pse pa asnjë produkt pozitiv.
Ai tha se ka shkuar për të vizituar presidentin e Azerbajxhanit vetëm për këtë problem dhe pritet që të jepet një zgjidhje.
“Ajo është një kompani private, e privatizuar në mënyrë kriminale, unë jam i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të ndihmuar ata njerëz që janë aty, do të shkruaja një libër më vete se çfarë kam bërë. Kam vajtur për të vizituar presidentin e Azerbajxhanit për këtë temë, do të ketë informacione në vazhdim se çfarë të rejash do të ketë. Në këtë pikë kemi ndihmuar sa kemi mundur por për të na fajësuar se ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt, është një ndërmarrje ku që në krye të herës, privatizimi ishte kriminal dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze për të ripërtërirë gjithë strukturën, ajo rafineri është keqshfrytëzuar jam shumë i shqetësuar, më vjen shumë keq, jam gjithë kohën në informacione, s’ka nevojë për greva urie se unë jam në dijeni. Problemi i asaj rafinerie është në thelb dhe thelbi është i kalbur”, tha Rama.
Top Channel