Policia e Fierit ka arrestuar 5 shtetas gjatë ditës së martë për shkak se dyshohen se kryenin vjedhje në bashkëpunim.

Këta persona dyshohen se kanë bërë 5 vjedhje në të gomave të automjeteve në qytete të ndryshme si në Lushnjë, Fier dhe Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, falë një pune të mirorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Erjon Harunaj, 27 vjeç, banues në Patos dhe Kledian Shehu, 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;
  2. Erges Xhafa, 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  3. Pëllumb Arapi53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;
  4. Erion Elmazaj, 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel