2 shtetas janë arrestuar gjatë ditës së martë (06.10.2020) nga Policia e Fierit.

Ndalimi këtyre dy shtetasve është bërë pasi gjatë një kontrolli iu gjeten dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si canabis sattiva gati për shitje.

Personat  e arrestuar janë Josif Dhima, 71 vjeç dhe Marenglen Dhima, 34 vjeç (babë e bir).

Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel