Elbasan/ Goditen 2 vëllezër me sende të forta, arrestohet 1 person dhe 6 të tjerë shpallen në kërkim

06/10/2020 09:43
Foto ilustruese

Një person arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit.

Arrestimi i shtetasit M.M, 23 vjeç banues në Elbasan u bë sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta dy vëllezër në ambientet e një lokali në lagjen “ Haxhias”, në Elbasan

Në mbrëmjen e 4 tetorit këto shtetas kanë goditur me sende të forta, dy vëlleyërit E.B, 24 vjeç dhe E.B, 21 vjeç të cilët tani ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e shpallur në kërkim janë K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç,  E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç.

Për veprime të mëtejshme, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Top Channel