Debati Pence- Harris, kandidatët të ndarë me xham

06/10/2020 12:32
Mike Pence dhe Kamala Harris

Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence dhe sfidantja e tij demokrate, Kamala Harris do të ndahen nga një pleçikllasi gjatë debatit të tyre këtë javë.

Kandidatët do të ulen po ashtu 3.6 metra larg njëri tjetrit në eventin e të mërkurës në Salt Lake City, të Utah-s, për të ndihmuar në kufizimin e rrezikut të transmetimit të covidit. Kjo vjen pasi presidenti donald trump dhe disa persona të tjerë të afërt me të rezultuan pozitivë për koronavirusin.

Të dy kandidatët për zëvendëspresident kanë rezultuar së fundmi negativë. Informacionet për eventin të publikuara nga komisioni i debateve presidenciale, sqaronin se pleçillasi do të përdoret si pjesë e përpjekjeve të tij për të garantuar sigurinë dhe shëndetin. Kërkesa është parashtruar nga ekipi i Harris, sipas mediave amerikane.

 “Nëse senatorja Harris do të përdorë një fortesë përreth vetes, mund ta ketë atë”, tha zëdhënësja e Pence, Katie Miller.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një pleçikllasi do të shfaqet në një debat.

Në fundjavë, kandidati demokrat për senatin në karolinën e jugut, jaime harrison, mori vetë një ekran pleçikllasi në debatin me rivalin republikan Lindsey Gragam. Edhe audienca në debat do ti nënshtrohet testeve të covidit dhe do të jetë e detyruar të mbajë maskë përgjatë gjithë kohës.

Top Channel