Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të martë në Pogradec, ku një 41-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Viktima, Aurel Spaho, 41 vjeç, ka rënë nga kati i 5 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se 41 vjecari ka rënë nga kati i 5 i pallatit ku jetonte në mënyrë aksidentale, teksa po rregullonte antenen e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit.
Pogradec/Informacion paraprak.
Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel