“20 mld nga BE”/ Rama: Me miliardat e BE dhe të botës nga e thëna në të bërë, ka në mes 7 dete të tërë

06/10/2020 14:08

Kryeministri Rama u shfaq skeptik sot në konferencë me dy ministrat, të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe të Financave, Anila Denaj kur u pyet për një fond prej 20 miliard eurosh të BE-së.

“20 miliard nga BE, ju dhe të gjithë të jeni pak më skeptikë se miliardat e BE dhe të botës nga e thëna në të bërë kanë në mes 7 dete të tërë. Mirë se të vijnë miliardat! Nesër pres Komisionerin e Zgjerimit me shumë padurim se ai është nxitësi kryesor i paketës për Ballkanin dhe do të dëgjojmë detaje për këtë, se njëherë vjen 6, njëherë 7 pastaj bëhet 20. Kur i dëgjoni këto miliarda kini parasysh se mes tyre dhe nesh ka në mes 7 dete.

Ne edhe shkollat po i mbarojmë me paratë tona . E them këtë për të adresuar një problem që nuk e kishim, se po të mos kishim rindërtimin do kishim pasur edhe antikovidin.

BE po fillon shkollat se kanë procedura të tjera, këto miliardat lidhen me gojën që më ra mua ka gjithë këto vite: Shengeni rajonal, shengeni rajonal. Mos mi dëgjoni të gjitha por në çdo gjë që dëgjoni mund të kapni diçka sepse sot këtë perspektivë e hap shengeni rajonal. E bëra këtë shpërblim jo për të nënvlerësuar ndihmën, se e di që sa e nxorën këtë 20 mld do kemi nga ata që thonë në FB ku i çove 20 mld. Nuk vijnë këtu ato as me thasë, as me valixhe, as me kanoe, por me procedura që i bëjnë vetë që nga studimet, tenderët dhe përzgjedhjen e kompanive. Kohën për ketë nuk e kemi ne në dorë”,- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA