Themeluesi japonez i shtëpisë së famshme të modës Kenzo, është ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare nga komplikacione të lidhura me koronavirusin.

Nderime kanë ardhur nga e gjithë bota për Kenzo Takadën, që u nda nga jeta në spitalin amerikan në Paris. I njohur për grafikat e tij të shkëlqyera, printimet e frymëzuara nga xhungla dhe përdorimi i ekzagjeruar i ngjyrave, ai ishte stilisti i parë japonez që mori famë në skenën e modës nëParis.

Ai u vendos në Francë në vitet 1960 dhe kaloi pjesën e mbetur të karrierës së tij atje. Me afro 8 mijë dizajne, stilisti japonez nuk u ndal asnjëherë së lartësuari modën dhe artin e jetesës – tha zëdhënësi i tij. Kryebashkiakia e parisit, Anne Hidalgo e nderoi atë në twitter. “Stilist me talent të jashtëzakonshëm, ai i ka dhënë ngjyrave dhe dritës vendin e tyre në modë. Parisi po mban zi tani për një nga bijtë e tij.

“Unë isha fans i markës në vitet 70 kur ai filloi. Unë mendoj se ai ishte një nga stilistët më të mëdhenj të kohërave – thotë drejtori i konglomeratit luksoz LVMH, që ka edhe në pronësi markën Kenzo, Sidney Toledano. Edhe shumë përdorues japonez të twitterit janë derdhur në rrjet për të postuar ngushëllimet, disa prej tyre kanë thënë se produkti i parë luksoz i blerë prej tyre ka qenë nga kenzo. “Unë kam një kostum kenzo që ma ka lënë mamaja. Vazhdoj ta vesh edhe sot atë”, shkruan një prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA