Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Kryeministri Edi Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër politike ndaj Presidentit Ilir Meta duke e akuzuar se po kontakton nëpër skuta me subjekte të Operacionit Forca e Ligjit.
Sipas Ramës, Meta ta harrojë se duke përdorur Kushtetutën mund t’i shkojë kjo gjuhë me Partinë Socialiste ashtu siç bën me viktimat e OFL-së.
“Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe çdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T’i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OLF, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar” tha Rama.
“ Lista të hapura që zënë formulën e hapjes, mbjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion nëpër komunitete t’i harroni ju, t’i harrojë kushdo tjetër, t’i harrojë edhe Ilir Meta, që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, me një gjuhë që i shkon me viktimat e OFL, por jo me PS, deputetët apo popullin shqiptar se do i afishojë ai kandidatët e do zgjedhë populli, me çfarë do e bëjë këtë me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017? Shqipëria ka nevojë për të gjithë, unë nuk jam fshehur, por nuk jam udhëheqës i PS për të ushqyer partitë e vogla. Në këtë histori ato s’kanë sjellë kurrë gjë, janë grupe interesash, shantazhierësh, kanë shqyer më shumë se sa të mëdhatë plaçkën shtet, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë degë të thesarit të atij që ka vulën. Kjo është e vërteta. Fakti që kanë qenë të tilla deri më sot s’do të thotë që as të pengohen e as që të jetën ndryshe nesër. Kjo është bindja ime. Unë e di çfarë do Ilir Meta. Doni të grumbulloni njerëz rrugës e t’i thoni turru vëlla, mblidhi, kapi, lidhi, silli, e pastaj të vijë kush të vijë këtu për tu turrur, kapur, çuar te shpia pastaj”,- tha Rama.
Top Channel