Rihanna bëri bashkë emrat më të njohur botërorë për të prezantuar koleksionin e ri Savage X Fenty. Ylli i muzikës tha se shpresonte që performanca e linjës së saj të modës do të siguronte “pak lumturi” në këtë kohë pandemie.
“Njerëzit kanë nevojë për pak shpresë,” tha Rihanna në një intervistë për Associated Press. “Ata kanë nevojë për pak lumturi, dhe nëse ne mund t’u sjellim një buzëqeshje në fytyrë dhe pak argëtim, ndërsa ata janë në shtëpi, të mbërthyer në shtëpi, është një dëshirë dhe një nder të jenë pjesë e kësaj. “
Këtë vit, ndërsa audienca u zëvendësua me një skenë të zbrazët, shumë pak mund t’i tregonin shikuesit për faktin se shfaqja u realizua gjatë një pandemie. Këngëtarët Lizzo, Travis Scott, Bad Bunny dhe Rosalia performuan hitet e tyre, ndërsa modelet Bella Hadid dhe Cara Delevigne shklqyen në pasarelë.
Top Channel