
Aplikacioni “TikTok” zë gjithnjë e më shumë vend në preferencat e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Kjo platformë ka shkrirë barrierat duke përfshirë me vidoet humoristike jo vetëm të rinjtë, por edhe më të rriturit.
Një 44-vjeçare nga Britania e Madhe, e quajtur Katie Carr kishte fiksuar telefonin në parvaz dhe po përpiqej të realizonte një video qesharake e më pas ta publikonte në rrjet. Por aty pranë u gjend vajza e saj 2-vjeçare, e cila befasoi jo pak me pyetjet, por edhe përgjigjet e thëna.
“Mami çfarë po bën?”, pyeti vogëlushja.
Ndërsa Katie u përgjgj: Një video për TikTok.
Nuk mungoi dhe përgjigja epike e vajzës: O Zot, ti je një humbëse.
Kjo përgjigje e habiti jo pak 44-vjeçaren e cila menjëherë “e turpëruar” e ndaloi videon.
Top Channel