PD, kundër ligjit të ri zgjedhor/ Basha: Me çdo formulë, ne do ta mundim Ramën

05/10/2020 15:10

Në një kohë kur ne Parlament diskutoheshin ndryshimet në ligjin zgjedhor, vëmendja e Lulzim Bashës ishte situata e biznesit të vogël në rrugën e Durrësit dhe “Myslym Shyri”.

Edhe pse nuk është dakord me formulën e socialisteve për listat dhe koalicionet Partia Demokratike nuk do e braktise betejën e 25 Prillit.

Basha- Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Çdo hap antikushtetues në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontestohet.

Pasi socialistët siguruan shumicën kushtetuese për të kaluar ligjin e ri zgjedhor në Parlament, Monika Kryemadhi përdori nje retorike më të ashpër ndaj Kryeministrit, për të cilin tha se e pret burgu.

Kryemadhi– Veprimet ne fund ne panik e sipër te kufomës Edi Rama treguan se ai se ka frike nga populli dhe partia e tij dhe vota e lire e shqiptareve. Jo vetëm nuk hapi listat por ibunkerizoi. Ai tregoi friken e tij qe ka nga partneret serioz europian. Sot Edi Rama tregoi se ka frike dhe s’mund te ndahet nga bandat. Ti zotëri e ke vendin tek bashkëpunëtoret e tij, si ndodh rëndom do jesh kolegu u qelisë se tyre.

Me miratimin pa konsensus të ligjit zgjedhor për opozita jashtëparlamentare Edi Rama ka shkatërruar marrëveshjen politike të 5 qershorit duke goditur rende integrimin europian te vendit.

Elda Menga

Top Channel