Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk është as diktator as autokrat dhe se sot do të votojë punën e bërë nga komisionet.

Rama ka thënë se ka marrë kosto të mëdha politike për të hapur rrugën e  bashkëpunimit.

“Do ta mbyll hundën dhe do të votoj Komisionet Politike. Jam i pari që gjithë jetën e vet ka marrë kosto politike dhe arithmetike sa herë ka bërë ligje zgjedhorë. Duke hapur rrugën që kurrë nuk do ta kishin hapur të tjerët. Për këtë e bëj unë. Kujtojnë se do bëhet më mirë po të vijnë në pushtet Monika, Luli, Berisha, Basha. Juve ju ra bingo. Por mos i lini për raki. Po iku rulota në lanë dhe u mbetën zarat juve. Kujtoni se do i hidhni në kurrizin tonë.” ka thënë Rama.

“Sa kosto do marr duke votuar pa asnjë dëshirë. Por do mbyll hundën dhe do votoj. Qoftë për KQZ që u çuam zv.KM e Sali Berishës. Një njeri që kur e ka pas foltoren nuk ja ka përtuar që të sulmojë PS-në.” tha Rama.

Top Channel