Ismail Kadare do të marrë Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në një njoftim në rrjetet sociale.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga Ëorld Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës’ shkruan ambasada amerikane.

Më tej në njoftim sqarohet se këtë vit, ky eveniment do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen ne adresën që ndodhet në faqen online të  ambasadës. Ndaj amabsada ka ftuar gjithë që të ndjekin në platformën online mbrëmjen gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë shkrimtarin e madh teksa nderohet për arritjet e tij.

Marrja e këtij çmimi nga Ismail Kadare është një arritje e madhe pasi Festivali Neustadt cilësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsie botërore.

🇦🇱 | Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Lundi 5 octobre 2020

 

Top Channel