Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor, miratim që u bë pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.
Maxhoranca u akuzua pas kësaj se ka blerë votat e deputetëve të opozitës së re në parlament, ndërsa Damian Gjiknuri, i ftuar në “Open”, i konsideroi akuzat “spekulime”.
Sipas tij, u arrit një marrëveshje me opozitën në parlament, ajo për pragun 1% dhe kandidimi i liderëve të partive në katër zona.
“Ne nuk do prisnim pafund opozitën, Kushtetuta u ndryshua dhe duhej të reflektoheshin në Kod. Janë spekulime akuzat për blerjen e votave. Aty u arrit një marrëveshje, u bë një kompromis i madh, sikurse i përket pragut që 1% i leverdis partive të vogla dhe ju plotësua dhe një kërkesë që liderët e partive mund të kandidojnë në katër zona. Në një ligj elektoral, jo të gjitha palët marrin atë që dëshirojnë”, tha Gjiknuri.
Top Channel