
Një jetë plot me supriza dhe kënaqësi ajo e aktores britanike Kate Winslet, e cila mbush plot 45 vjeç.
Lindur më 5 tetor 1975, fituesja e një çmimi Oscar, nëna e tre fëmijëve nga tre lidhje të ndryshme, Kate mund të quhet me plot gojë e realizuar. E veçanta? Miqësia e rrallë, veçanërisht kjo në industrinë kinematografike, me Leo di Caprion, të cilin e ka njohur në sheshin e xhirimin të filmit “Titanik” në 1997.
“Kemi kaluar shumë muaj mbi shesh xhirimin e Titanikut. Ishim shumë të rinj, por nuk është se u pëlqyem ndonjëherë me njëri-tjetrin. Madje ishte pikërisht kjo gjë që na bëri kaq miq dhe solli këtë marrëdhënie të shkëlqyer sot, ” thotë ajo.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar në 2009, ku Kate triumfoi me filmin “The Reader”, Leo e komplimentoi drejtpërdrejt në TV, duke i thënë ato që fjalë që fansat kishin pritur aq shumë e duke ndezur sërish fantazitë e ardhuruesve që prej rolit të Jack-u dhe Rose-sës në Titanik. Megjithatë Kate dhe Leo kanë patur dy jetë krejt të ndryshme dhe mes tyre nuk lindi kurre asgje sentimentale, madje Di Caprio ka qenë dëshmitar në martesën e saj të dytë me Ned Rocknroll.
Top Channel