Karabaku Malor – Ushtria azerbajxhanase çliron 22 vendbanime nga pushtimi armen

05/10/2020 16:41

Ministria bëri një deklaratë në lidhje me vendbanimet që ushtria azerbajxhanase ka çliruar nga pushtimi.

Deklarata e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, bazuar në burime të besueshme të Azerbajxhanit, thotë se janë çliruar nga pushtimi armen gjithsej 22 vendbanime, përfshi këtu rrethin Jabrayil dhe fshatrat Karahanbeyli, Ashagi Seyitahmetli, Mehdili, Ashagi Maralyan, Guyjag, Kend Horadiz, Çakirli, Buyuk Merjanli, Sheybey, Talish, Karkulu, Shukurbeyli, Yukari Maralya, Jereken, Dashkesen, Horovlu, Dejan, Mahmutlu, Jaferabad, Sugavushan dhe Papi.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën e 27 shtatorit, kur forcat armene goditën vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit duke shkaktuar edhe viktima civile. Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të vendit pas shkeljeve të kufirit dhe sulmeve në Karabakun Malor të okupuar nga Armenia Kurse të hënën e 28 shtatorit Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak mes përplasjeve. Ndërkaq, ushtria azerbajxhanase nisi një kundërsulm të menjëhershëm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi.

Nga ana tjetër, ushtria armene vazhdon sulmet e saj ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit deklaroi se ushtria armene bëri u të shtëna artilerie kundër qyteteve Beylagan, Barda dhe Tartar./TRT shqip/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA