Incidente në Parlament/ Halit Valteri i opozitës së re, sulmon socialistin Damian Gjiknuri

05/10/2020 15:07

Rudina Hajdari kundërshtinë e miratimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor e shprehu me bllokimin e foltores së parlamentit.

Tensionet mes shumicës qeverisëse dhe deputeteve të grupit parlamentar demokrat, u panë haptas në lulishten e parlamentit kur demokrati Halit Valteri la sallën e kuvendit për të debatuar ashpër me Damian Gjiknurin. Kur u duk se sherri mbaroi Halit Valteri u rikthye, në tentativë për të goditur fizikisht Damian Gjiknurin.

Nuk vonoi shumë që Halit Valteri të tregonte motivin e përplasjes.

Edhe Damian Gjiknuri nuk u kursye të shpjegojë përpalljen e ashpër me Halit Valterin

Damian Gjiknuri: Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media.

Top Channel