Më shumë gra dhe vajza që përdorin median sociale janë bërë pre e abuzimeve që i ka detyruar ato të dalin offline dhe i ka traumatizuar.
Sipas një vëzhgimi të ri global më shumë se 14 mijë 15 deri në 25 vjecare thonë se janë ngacmuar në internet, kanë marrë mesazhe apo imazhe të papërshtatshme ose janë abuzuar online. Ky sipas aktivistëve është një problem global dhe se kompanitë e mediave sociale i kanë lënë vajzat dhe gratë të përballen me dhunën online të vetme.
Të intervistuarat nga 22 vende të botës, treguan se asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë kur ato kishin raportuar abuzimet. Këto sulme, sipas aktivistëve, mund të mos jenë fizike, por shpesh janë kërcënuese dhe shqetësuese dhe kufizojnë lirinë e shprehjes së vajzave. Duke i nxjerrë këto të fundit nga hapësirat online, krijohet një cbalancim i madh në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë digjitale dhe dëmton mundësinë e tyre për tu parë, dëgjuar dhe për tu bërë lidere.
Thuajse 40 për qind e të intervistuarave kanë thënë se janë sulmuar në facebook, por probleme të ngjashme janë raportuar edhe në platformat e tjera, përfshirë isntagram, whatsapp, snapchat, twitter dhe tiktok.
Top Channel