“E falënderoj për përpjekjet e tij për paqen”/ Presidenti i Libanit zbulon bisedën telefonike me Trump: Shpresoj për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut 16/04 17:35
TIRANË- Një incident jo i zakonshëm ka ndodhur në lulishten e Kuvendit të Shqipërisë.
Top Channel mëson se ka ndodhur një debat i ashpër mes deputetit Halit Valteri dhe përfaqësuesit të PS-së në këshillin Politik, Damian Gjiknuri.
Valteri në debat e sipër ka humbur durimin dhe ka tentuar edhe të qëlloj mbi Damian Gjiknurin. Ende nuk dihet se pse ka nisur ky sherr i ashpër, por sot në Kuvend miratohen Ndryshimet në Këshillin Politik dhe mendohet që incidenti të ketë lidhje pikërisht me këto ndryshime.
Top Channel