Ilustrim

Policia e Beratit ka arrestuar një 58 vjeçar pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Shtetasit A.Z, i janë gjetur dhe sekuestruar në magazinën e tij, 11.25 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 73.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe sasi monetare në paund dhe euro, të dyshuara të falsifikuara.

 

Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 58 vjeç, banues në Berat.

 

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Çiflik”, gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin A. Z, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe një armë të ftohtë (thikë).

 

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën dhe në magazinën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan 11.25 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 73.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe sasi monetare në paund dhe euro, të dyshuara të falsifikuara.

 

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikim i monedhave”, “Mbajtja e armëve të ftohta”.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel