
02/05 21:46
1 Tetori njihet gjerësisht si dita e gjyshërve. Në vigjilje të kësaj feste, fëmijët e rubrikës “Dream Team”, në “E Diell”, kishin sjellë në studio gjyshërit e tyre.
Pas një performance që rrallë e shikon në ekranet shqiptare, më pas fëmijët treguan dashurinë e tyre për gjyshërit.
Disa i përkufizonin si miqtë më të mirë, ndërsa disa të tjerë thanë se është mburoja e tyre pasi kanë bërë ndonjë gabim.
Nuk munguan poezitë për gjyshërit, ku fëmijët spikatën me interpretimin e tyre.
Jo pak rol në këtë puntatë kishin dhe gjyshërit, të cilët treguan se sa i duan nipërit e mbesat e tyre. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
Top Channel