Në rubrikën “Rrethi katror” në “E Diell”, u fol mbi misteret që mbart vrasja e bujshme e ish-deputeti Azem Hajdari.

E teksa po përpiqej të arrihej në konkluzione të sakta që dërguan në këtë vrasje, dy nga të ftuarit, Alfred Cako dhe Bledi Mane, u përplasën në një moment në studio. Ligjërata e Manes, u perceptua si një “probagandë” nga Cako, e ky i fundit nuk ngurroi t’ia thoshte hapur këtë gjë gazetarit në studio.

Bledi Mane: Lufta brenda llojit, ishin dy tropojanë që po ndesheshin shumë, kush do të ishte primari në partinë e parë pluraliste. Dhe këtu filloi defekti më i madh. Berisha ra në tribalizmin e tij. Pas 30 vitesh Sali Berisha zgjoi nga gjumi instinktin e tribalizmit. Çfarë bëri? Berisha dhe qeverisja e tij ndryshe nga qeveritë e tjera nga endet Lindore, shpartalluan kufijtë e kryeqytetit dhe nuk morën për dore qytetarët, nga Vlora, Kukësi, Tropoja t’i silleshin në Tiranë dhe t’i thoshin: Mirëserdhët në kryeqytet, ky është teatri i operës dhe baletit, mund të shkosh aty por jo çdo njeri e kupton këtë art. Kjo është biblioteka. Ky është stadiumi ku luhet futboll dhe ulëritet. Por qeverisja e Sali Berishës mbolli një përçarje jug-veri që po i vuajmë pasojat ende dhe sot. Qeverisja e Sali Berishës nuk do ta merrte kurrë Tiranën dhe nuk do ta bënte kurrë për vete dhe rrethoi të gjithë kryeqytetin me zonat informale, ne e dimë se çfarë ndodh në Bathore, Babrru. Këto janë pasojat.

Alfred Cako: Po bëjmë fushatë elektorale? Po bën fushatë për Edi Ramën këtu ti?

Bledi Mane: Edi Rama është një Berishë për llojin e vet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA