Replikat/ Meta i nxori videon, reagon Rama: Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash…

04/10/2020 14:51

TIRANË- Vazhdojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pas një video të publikuar nga Meta ku kryeministri Edi Rama fliste me elozhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur presidentit.

Rama shkruan se nuk iu heq asnjë presje atyre që ka thënë dhe se nuk shqetësohet se çfarë do mendojnë të tjerët, ndërkohë që këmbëngul sërish në pyetjen e tij drejtuar Kreut të Shtetit.

“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”, shkruan Rama.

Top Channel