Presidenti boshnjak vizitë dy ditore në Shqipëri, sëbashku me Metën do shkojnë në Shijak

04/10/2020 21:05

Presidenti Ilir Meta do presë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare presidentin e Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Kryetari Xhaferoviç do të pritet dhe zhvillojë bisedime me Presidentin Meta me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia e mirëseardhjes së Tij në Presidencë do të zhvillohet nesër në ora 09:00, ndërsa në ora 10:15 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë qëndrimit të Tij në vendin tonë, Kryetari Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

Presidenti boshnjak do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në vendin tonë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta