Prej disa ditësh të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgun e sigurisë së lartë Peqin kanë refuzuar ushqimin duke u futur në grevë urie.

Sipas pretendimeve të tyre ata kanë disa kërkesa që nuk po u zbatohen dhe pretendojnë se po u shkelen të drejtat që u takojnë të burgosurve.

Top Channel ka siguruar edhe kërkesat e firmosura nga të burgosurit. Në një bisedë për Top Channel ditën e djeshme, i dënuari Ilir Kupa pretendonte se 400 të burgosur kërkojnë amnisti dhe nuk pranojnë ushqimin e burgut  derisa të negociohet për kërkesat e tyre.

Verdi Morava që kryeson firmosjen e peticionit insiston se veç kërkesave , atyre po u shkelen te drejtat.

Drejtoria e përgjithshme këmbëngul se numri i të burgosurve që refuzojnë ushqimin është me i ulët, por deri tani disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin e burgut.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel