Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.
Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës. Me një interpretim që të lë mbresa, juria hasi jo pak vështirësi për të zbuluar moderatorin Arbi Çepani dhe aktoren e humorit Arjola Demirin.
Kjo u arrit dhe falë ndihmave që dha moderatorja Megi Pojani. Ndërsa gazetaren Fjodora Fjora, juria nuk mundi ta gjente. Ato e cilësuan gazetaren e njohur si një person me vokal të admirueshëm. Olti Curri ndërkaq, u “dënua” nga Megi dhe iu kërkua të komentojë personazhet VIP në foto.
Për fat të mirë Oltit i qëlluan personazhe që janë miqtë e tij të afërm, e për të komentuar anët negative dhe pozitive të tyre nuk e kishte shumë të vështirë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
Top Channel