
07/07 16:24
“Kino Star”, është rubrika më e re në emisionin “E Diell”.
Konkurrentët që i bashkon së bashku dashuria për aktrimin, do të suprizojnë gjatë javëve me interpretimin e roleve të ndryshme. Të ndarë në çifte, konkurrentët e “Kino Star”, interpretuan skena nga filmat më të ndjekur të “Hollywood-it”.
Juria, e përbërë nga Genci Përmeti dhe Rozi Kostani, vlerësuan përpjekjet e Ornelës, edhe pse kjo e fundit është pa eksperiencë në aktrim.
Ndërsa me konkurrentët e tjerë, nuk u kursyen kritikat dhe këshillat. “Kino Star”, në drejtimin e Nevina Shtyllës inspiron që të kthehet në një skenë të vërtetë aktrimi, e çdo javë të sjellë në “Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
Top Channel