
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britaninë e Madhe.
Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur një furgon ngjyrë të bardhë ka goditur qëllimisht një grua me shami.
E gjitha sipas mediave ndodhi pasi viktima i bëri shoferit “një shikim vrasës”. Shoferi i furgonit tip “Ford Transit”, filloi të lëvizë prapa në momentin që e sheh gruan e mbuluar duke kaluar rrugën në Ilford, në pjesën lindore të Londrës. Në momentin që goditet nga furgoni, e reja hidhet disa metra larg dhe përfundon e përplasur me fytyrë në tokë. E për të mos mjaftuar kjo, autori i sulmit largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Videon në media e ka publikuar një mik i vëllait të gruas së lënduar, i cili shkruan: “Dy ditë më parë motra e mikut tim ishte viktimë e një sulm racist, ku një person godet me makinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.
Mësohet se policia është në dijeni për ngjarjen dhe tashmë ka nisur një hetim.
Top Channel