Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin ka bërë një deklaratë për atë që e ai e quan rreziku i Shqipërisë së Madhe.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin ka bërë një deklaratë për atë që e ai e quan rreziku i Shqipërisë së Madhe. Vulin, një nga anëtarët me ekstremistë të qeverisë serbe morri shkas nga deklarimet e kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Ja çfarë deklaroi Vulin,
“Shqipëria e Madhe është lajmërimi i një katastrofe të madhe, të prishjes dhe shkatërrimit të shteteve në Ballkan. Vetëm Serbët e bashkuar mund të ndalojnë” Shqipërinë e Madhe “, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të jetë koha e paqes në Ballkani do të vijë. Shqiptarë, ju nuk mund t’i ndaloni serbët”.
Në lidhje me këtë deklaratë të bërë zyrtarisht nga një anëtar I qeverisë së Serbisë, ka reaguar kryeministri Rama. Shefi I qeverisë shqiptare ka zgjedhur t’I drejtohet në anglisht presidentit Vuçiç, duke e pyetur atë direkt për deklaratën e Vulin.
Ja çfarë thotë Rama: Aleksandër Vuçiç a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet, apo rrjedhje e trurit dhe goja e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!
Në mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, kryeministri Rama foli për heqjen e kufijve dhe për përdorimin e portit të Durrësit edhe nga Kosova. Gjithashtu ai foli edhe për Shengenin rajonal pjesë e së cilës është edhe Serbia.
Top Channel