Turistët vendas por dhe të huaj që akoma i shikojmë në bregdet dhe këtë fundjavë të parë tetori ,tregojnë qartë që muajt e sezonit veror në qytetin turistik të Vlorës janë rritur.
Temperaturat e ngrohta ,qetësia e natyrës dhe lehtësimi i fluksit veror bën që qyteti i Vlorës të tërheq akoma turistë pranë saj në këtë sezon turizmi vjeshtor !
Të impresionuar nga këto faktore por dhe kurioziteti për të eksploruar këtë vend të panjohur për shumicen e tyre ,vazhdon i gjen akoma në plazhet e Vlorës turist belg/moldavë e bjellorus por edhe mërgimtar shqiptar të malluar për vendin e tyre.
“Jam Mikaela nga Moldavia, hera e parë që ndodhem në Shqipëri, kam qenë në Tiranë /Sarandë dhe destinacioni i fundit Vlora.
Në Vlorë arrij të ndjej përpjekjen dhe mikpritjen e banorëve për turizëm. Bulevardi i plazhit dhe qyteti gjatë natës bëhet edhe më i bukur.
Është pak erë por perfekt,diell i ngrohtë dhe po marrim ca rreze dielli
Ushqimi, pijet, banorët dhe mikpritja e tyre është e mrekullueshme.
Shqipëria ka potencial për turizëm dhe ky destinacion i ri duhet zbuluar nga europianët!
Do të sjell miqtë dhe prindërit vitin tjetër pasi këtu çdo gjë është kaq speciale dhe çmimet jane fantastike shprehet pushuesja nga Moldavia.
Pushuese tjetër: Vij nga Belgjika ku atje çdo gjë është gri dhe bie shi ndërsa këtu qiell i hapur dhe temperatura tëngrohta e njerez fantastik pra pushime “top”.
Kam ardhur me nipër e mbesa dhe është hera e dytë në Shqipëri dhe kam sjellë familjen për të bërë një tour në bregdetin jugor!
Pushuesi tjetër: Vij nga Bjellorusia, na pëlqen ky vend dhe pse është hera e parë që vijmë. Kjo periudhë është e qetë por është dhe periudha më komode për ne që të bëjmë pushime.
Top Channel