Pas shtrimit në spital/ Trump flet për gjendjen e tij shëndetësore: Mendoj se…

03/10/2020 08:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë mesazhin e parë nga spitali, aty ku po qëndron për t’u trajtuar për Covid-19.

Nga suita e tij presidenciale në spital, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se është mirë dhe i falënderon të gjithë.

“Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, ks shkruar Trump në një postim në “Twitter”.

Presidenti amerikan vendosi që të hipte vetë në helikopterin ushtarak që e dërgonte atë në spitalin “Weslter Reed”, vetëm për të shuar zërat se është në gjendje të rëndë.

Madje Trump regjistroi edhe një mesazh të shkurtë që e postoi në “Twitter”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë” falenderonte dashamirësit e tij dhe shprehej se mendon “që është shumë mirë. Por po shkoj në Spitalin Walter Reed për të garantuar që kjo gjë përfundon krejt mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA