Përmes një statusi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë atdheut.

Teksa publikoi shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth *18.4 herë më të lartë* se Bosnja, *17.4 herë më të lartë* se Mali i Zi, *12 herë më të lartë* se Serbia, *5.1 herë më të lartë* se Maqedonia e Veriut dhe *3.9 herë më të lartë* se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen *3.3 persona*, nga Maqedonia e Veriut *2.3 persona*, nga Serbia *1 person*, nga  Mali i Zi *0.7 persona* dhe nga Bosnja Hercogovina *0.6 persona*.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!

Top Channel