Marrëveshja për HEC-in e Skavicës/ Rama me Nënsekretarin e Shtetit të SHBA: Realizohet një ëndërr 50-vjeçare

03/10/2020 11:56

Nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin ka mbërritur në Tiranë ku mbajti takime me presidenetin Meta dhe kryeministrin Rama.

Kreu i qeverisë në një konferencë të përbashkët me të tha se u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e palëkundur qysh në ditën e parë të daljes nga komunizmi e deri më tani në rrugën e reformave për të konsoliduar shtetin demokratik.

Duke folur për momerandumin e rëndësishëm për marrëveshjen e ndërtimit t HEC-it të Skavicës, Rama tha se: Falë Amerikës sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i disa viteve më parë. Sot flasim për paqe, ndërkohë që dje dëgjoheshin britmat e krismat e një popullsie të frikësuar.
E falenderoj nënsekretarin për ardhjen e tij këtu, duke nënshkruar një marrëveshje që konkretizon e atyre që janë pikat kyçe të marrëveshjes së partneritetit mes nesh.

Mes tij i uroj shërim të shpejt Trump dhe të shpreh falenderimin për të dhe administratën për besnikërinë që kanë treguar ndaj Shqipërisë.
Shtoj këtu dhe për marrëveshjen me Serbinë e Kosovën. Edhe për Izraelin, njohje që hap rrugë të rëndësishme.

Ky memorandum që nënshkruajmë sot hap një kapitull për investimet të drejtpërdrejta të huaj jo vetëm amerikane. Do fusë në realizim një ëndërr 50 vjeçare si ndërtimi i HEC-it të Skavicës, që e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Do nxisë edhe bizneset që të vazhdojnë në këtë proces ku Amerika hedh hapin duke u futur vetë për të mbështetur me ekspertizën e vete, teknologjinë, financimin, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull.

Kam parasysh impaktin e madh që do ketë ky hap. Për ne paraja që vjen nga një vend mik nuk është njësoj nga ata që nuk janë miq.
Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike, të kthehet në përfitim reciprok ngritje ekonomike.
Ajo çka ky memorandum ofron:, sektor strategjik, konfirmon se ne na duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurt në nivele të tjerë të digjitalizimit dhe transferimit të të dhënave.

I kthehem letrës së Trump, Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv për paqen por dhe proaktiv por dhe në rrugët e pastra të 5G.

Ne nuk mund të lejojmë që një ditë fëmijët tanë të zgjohen dhe të jetë shumë vonë, dhe në këtë aspekt ne jemi të lumtur që nuk jemi vetëm, por jemi në krahun e miqve më të besueshme dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë mik, por shohin te ne miq të mirë në ditë vështira dhe partner.

Kemi një gjë të përbashkët këto kohë, që në Evropë e kanë të ndaluar hyrjen , më vjen mirë që takohemi në Tiranë, ky është vendi më i bukur në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA