Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Pesë njerëz duke përfshirë katër fëmijë janë gjetur të vdekur sot në një shtëpi në Paris pas raportimeve për një sulm me thikë e me cekiç.
Mediat vendase raportonin se tre njerëz të tjerë ishin në gjendje të rëndë, përfshi dhe autorin e krimit.
Rrjeti BFM TV raportonte se një burrë kishte sulmuar viktmat me “një thikë e një cekiç”.
Një oficer policie raportoi për mediat se shërbimet e emergjencës po nxitonin për në skenën e ngjarjes, ku gjetën pesë të vdekur dhe pesë njerëz të tjerë të plagosur.
“Skena është e marrshme”, kishte thënë ai.
Prokurorët thanë se zbulimi i kobshëm i bë në zonën Seine-Saint-Denis të kryeqytetit mëngjesin e sotëm.
Ende nuk janë publikuar detaje të viktimave teksa ngjarja është në zhvillim …
Top Channel