
Diona Fona ka qenë një nga të ftuarat puntatën e dytë të spektalit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Shumë surpriza dhe shumë lojëra të reja ka për patur sezoni i katërt i “Shiko Kush LUAN”, njëjtë siç ka premtuar edhe më herë Luana. Këtë mbrëmje një ndër risitë e programit është sfida mbi dem. Dhe fatin për ta inaguruar e kishte këngëtarja e njohur nga Kosova, Diona.
Shpesh herë Dionën e krahasojnë me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata, por si duket ajo nuk e ka aspak problem këtë pjesë. Gjatë pyetësorit mbi dem Diona tregoi se këngëtarët e preferuar të saj janë Dani dhe Elvana Gjata. Duhet thënë se ngjashmëri mes tyre është e madhe. Ndërkohë pjesa më seksi e trupit të saj sipas Dionës është beli.
Top Channel